Policia e Kosovës ka njoftuar për një të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore.
Sipas policisë, ai është arrestuar në Ferizaj dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e trafikimit me njerëz, duke punësuar dhe strehuar dy viktima – femra kosovare, njëra fëmijë (13-vjeçare) dhe tjetra e mitur (15-vjeçare).
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.