“Squid Game” ka marrë tashmë epitetin e serialit më të shikuar ndonjëherë në Netflix.
Duke qenë se seriali ishte origjinal i Netflix-it, të gjithë me akses në platformë mund ta shikonin atë. Me këtë, spektakli u bë një hit global vetëm pak ditë pas fillimit të tij, shkruan brandsynario.
Por a e dinit se kishte disa gabime të mëdha në shfaqje që kur t’i dini për to do të dëshironit ta shikoni serialin përsëri?
1. Numrat e konkurrentëve u ngatërruan
456 pjesëmarrësit në arenën e lojërave zgjohen të veshur me një palë tuta jeshile. Çdo kostum ka një numër mbi të që tregon pozicionin e secilit lojtar në sekuencë. Përveç plakut (Oh Il Nam) me 001 dhe Seong Gi Hun, 456, të vetmit numra që do të shihni me qëndrueshmëri janë të personazheve të tjerë kryesorë. Pjesa tjetër që ishin statistë në shfaqje, për çfarëdo arsye, u zëvendësuan, gjë që krijoi mospërputhje. Dhe njerëzit e vunë re këtë.
Në një rast, është një lojtare femër me numrin 061. Por kur tregojnë eliminimin e lojtarit 061, është një fotografi e një djali në panelin e dyshemesë. Gabimi përsëritet për tre lojtarë të tjerë – 088, 321 dhe 331.
2. Gabime drejtshkrimore
Koreja e Jugut, edhe pse e ka gjuhën koreane si gjuhë zyrtare, kur shfaq dokumente konfidenciale në një dramë, ata thjesht duhet të tregojnë fjalët angleze në të.
“Squid Game” gjithashtu e bëri këtë. Kur detektivi hyri fshehurazi në objekt, ai fillon të kërkojë informacion. Kështu ai përfundon në dhomën e dosjeve ku sheh dokumentet të cilat tregojnë një gabim të madh. Siç ndodh pothuajse me të gjitha shfaqjet, për të treguar konfidencialitetin, dokumenti shënohet me një vulë të madhe të kuqe. Në serialin e Netflix-it, ai e bën këtë me një drejtshkrim të gabuar; SECRET u shkrua si SCRERT!
3. Një pjesëmarrës në lojë ishte 124 vjeç
Një gabim tjetër i madh, zbulon se krijuesit e serialit bënë që një nga pjesëmarrësit të ishte 124 vjeç. Le të futemi në detaje, apo jo?
Lojtari 013, merr kohën e tij në qendër të vëmendjes në lojën numër 5. Kur hidhet në xham përmes teknikës së tij të përcaktimit të paneleve false, dhe shefi i lojës vendos të shikojë dosjen e tij. Nga dosja zbulon se 013 punonte në një fabrikë xhami për shumë vite. Megjithatë, zmadhimi me ‘zzom’ mund t’ju bëjë të qeshni. Data e lindjes e shkruar aty është 1897, duke e bërë lojtarin 124 vjeç.
4. Forma e ombrellës
Në lojën me ëmbëlsirat e sheqerit, do të mbani mend se kishte forma të ndryshme. Lojtarët duhej të gdhendnin format. Një nga këto forma ishte një ombrellë. Ndërsa nuk mund të kishte shumë interpretime të formave të tjera (rrethi, trekëndëshi, ylli), ombrella mundet. Dhe kjo është ajo që ndodhi me personazhin Gi Hun.
Kur fillon loja, ombrella ka një vijë të drejtë nën formën e kupolës. Por pak çaste më vonë, ombrella ndryshon duke e bërë vijën e saj të valëzuar.
5. Edhe pasi fitoi lojën, lojtari Gi Hun nuk u bë “i pasur”
Me 45.6 miliardë KRW në xhep, ai duhet të dukej më i pasur. Në vend të kësaj, ai kishte një telefon të degraduar. Me sa duket, disa ndjekës me sy të mbrehtë zbuluan se para lojës Gi Hun kishte Samsung S7. Por në skenën e aeroportit, ai kishte Samsung S3.
6. Përkthime të pasakta
Që nga publikimi i tij, “Squid Game” është kritikuar për përkthimin e tij të dobët në anglisht, duke bërë që në disa raste t’i ndërrohet edhe komplet kuptimi.
Një nga skenat më të kritikuara është kur personazhi Han Mi-nyeo (Lojtarja 212) përpiqet t’i bindë lojtarët që ta zgjedhin atë për ekipin e tyre, dhe në titrat e përkthyera shkruhej: “Unë nuk jam gjeni, por gjithsesi ia dola mbanë”. Në fakt njohësit e gjuhës koreane u shprehën se ajo në të vërtetë kishte thënë : ”Unë jam shumë e zgjuar, thjesht nuk pata kurrë një shans për të studiuar”.
7. Celularit të Hwang Jun-ho-s i qëndroi bateria e telefonit për disa ditë
Personazhi i hetuesit të lojës është pa diskutim një prej roleve më të pëlqyera nga ndjekësit e serialit.
Megjithatë fansat vunë re diçka, që për shumë episode dhe një rrugëtimi të tij mjaft të gjatë në hulumtimin e lojës, atij për asnjë moment nuk i mbaroi bateria e telefonit – çka është e çuditshme të ketë qëndrueshmëri për një kohë aq të gjatë.
8. Ata shkruan një numër të vërtetë telefoni
Pa dyshim gafa më e madhe e serialit mbetet fakti që në një prej skenave, producentët kanë shkruar një numër të vërtetë telefoni, i cili i përket një zonje të thjeshtë në Korenë e Jugut që punon shitëse në një dyqan.
Zonja në fjalë u ankua që pas serialit mori me mijëra thirrje nga njerëz që donin të merrnin pjesë në “Squid Game”, derisa u detyrua që kompania Netflix të dalë me një njoftim, duke i lutur shikuesit e serialit që të mos telefonojnë në numrin që iu shfaqet.