Presidentja Vjosa Osmani në një intervistë ka cituar këngëtaren Dafina Zeqiri, dhe këngën e saj “Llafe, llafe”. Pas kësaj, ka reaguar edhe vetë këngëtarja.
Osmani mbrëmë në një intervistë ka cituar një pjesë të këngës së Dafina Zeqirit.
‘’Ata që flasin e ka kërkuar këtë ai ose ajo, janë LLafe llafe, qysh thotë Dafina, kështu që duhet edhe me i injoru’’, tha Osmani.
Pas kësaj, ka reaguar këngëtarja Dafina Zeqiri.
Ajo mëngjesin e sotëm e ka publikuar këtë pjesë të intervistës së Presidentes.
“Mirëmëngjesi” ka shkruar Dafina, në videon e publikuar në Instagram.
Po ashtu ajo ka komentuar edhe në videon që ka shpërndarë IndeksOnline duke e quajtur Osmanin “Mbretëreshë”.
“A queen”, shkroi ajo.