E fundit: Haxhi Krasniqi dyshon se Boesel përdori doping

Boksieri shqiptar Robin Kransiqi ka bërë dy ankesa në Federatën Gjermane të Boksit pas humbjes së titullit ndaj Dominic Boesel, kështu thotë menaxheri Luan Dreshaj.

Krasniqi humbi titullin e IBO-së në kategorinë gjysmë të rëndë në këtë muaj me anë të vendimit të gjyqtarëve që i dhanë fitoren Boeselit.

Por, Krasniqi ka dyshime se Doesel ka përdorur doping në këtë ndeshje, këtë e zbuloi menaxheri Dreshaj për Klan Kosova.

“Gjithsej Bosel ka pasur 29 goditje ilegale te Robini, çka është një skandal tepër i madh, kam diskutuar edhe me gjyqtarin që ka qenë në ring, është dashur që me kohë që t’i tërheq vërejtjen, por shihej se nuk dëshironte që ta bënte”.

“Është shumë e çuditshme se si Boesel ju ka mbijetuar disa goditjeje, të cilat një vit më para ka rënë në tokë, ka pësuar një nokaut, kemi dyshimet e mia dhe të gjithë, me procesin e kontrolleve të dopingut, kemi dyshime të mëdha, edhe ato i kemi përfshi në ankesën nëntë faqe që e kemi dorëzuar tek Federata e Boksit Gjerman”, deklaroi ai.

Ndërkohë, kujtojmë se Krasniqi tha se e meritoi fitoren dhe që vendimet e gjyqtarëve ishin pakuptim.