Fshatrat e Malësisë së Gollakut janë bërë me rrjet të ri elektrik të tensionit të mesëm, pas investimit mijëra eurosh nga KEDS.
Rrjeti i vjetër dhe i trashëguar më parë, kalonte në brendësi të Gollakut dhe intervenimi ishte i vështirë gjatë stinës së dimrit, duke marrë parasysh edhe pozitën gjeografike të viseve tona malore. Prandaj, përmes këtij investimi rrjeti i bartur skaj rrugës, do të ofrojë zgjidhje afatgjate të furnizimit me energji dhe do të mundësojë që kohëzgjatja e ndërprerjes së energjisë elektrike të minimizohet.
Largpërçuesi Grashticë-Radashevc, ka qenë një nga linjat më problematike në Distriktin e Prishtinës, prandaj investimi në një largpërçues të tillë do të ndikojë dukshëm në furnizimin më kualitativ dhe stabil të energjisë elektrike për banorët e kësaj ane.
Investime të tilla janë realizuar vitin e kaluar edhe në fshatrat Keqekollë, Hajkobillë e Prapashticë, duke rritur kapacitetet e furnizimit të qëndrueshëm me energji.
KEDS, mbetet përherë pranë konsumatorëve, me investime e projekte të reja anekënd Kosovës.