Një kontingjent i FSK-së po merr pjesë në Stërvitjen Qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene për vitin 2021 “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021”, duke iu bashkangjitur kështu kolegëve të tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.
Bëhet e ditur se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Republikën e Sllovenisë.
“Gjithashtu, kjo stërvitje synon për të integruar edhe mekanizmat e sigurisë sllovene me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, si vendi ynë, të rëndësishme në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike”.
“Po ashtu, në po të njëjtën kohë, një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, merr pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “ Skuadra më e mirë 2021”. Në këtë garë konfirmohen shkathtësitë e pjesëtarëve të FSK-së dhe promovohet bashkëpunimi ndërkombëtar i korpusit të nënoficerëve tanë në ndërveprim me kolegët sllovenë dhe kolegët tjerë nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s”, thuhet në njoftimin e FSK-së.