Votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po planifikon t’i numërojë sot.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmi Elezi në një konferencë për medie të dielën tha se rezultatet përfundimtare për zgjedhjen e kryetarëve të komunave do të bëhet pasi të numërohen votat me kush dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
“Rezultatet përfundimtare për Zgjedhjen për Kryetarë të Komunave pasi të numërohen votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Të cilat planifikojmë që të bëhen gjatë ditës së nesërme, si dhe pasi të marrin konfirmimet nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme”, tha të dielën Elezi.
Të dielën u bë edhe numërimi i votave jashtë Kosovës të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 14 nëntor. Fushata do të zgjas vetëm 5 ditë, pra do të fillojë me 8 nëntor dhe do përfundojë me 12 nëntor.
Në vitin 2017, KQZ-së i janë dashur 9 ditë për të shpallur rezultateve përfundimtare të raundit të parë Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 3 ditë të tjera për t’i certifikuar ato.