Banorët vendosën që të festojnë suksesin e provës javore duke konsumuar disa prej frutave të cilat përfituan nga kjo sfidë.
Semi i kerkoi që këtë gjë ta përgatiste Graniti i cili pranoi me kënaqësi.
Teksa po e vëzhgonin gjatë punës së tyre, Sheila nuk nguroi t’i hidhte ish-futbollistit një batutë e cila nuk u prit me të njëjtin humor edhe nga ana tjetër.
“Po e përgatis me dashuri për Semin”,- i tha Sheila-Granitit. Pas kësaj shprehjeje Graniti “hakmerret” duke thënë se këtë pjatë po e përgatiste për Fifin.
Pas këtij veprimi, Semi e cila po priste të konsumonte ushqimin nga Graniti, u shpreh e ofenduar.