Xavi: Dua të bëhem trajner i Barcelonës një ditë, është ëndrra ime

Ish-futbollisti i Barcelonës ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer një ditë në Spanjë.

Xavi Hernandez së fundmi është lidhur me një kalim te Barcelona si trajner në vend të Ronald Koeman.

Megjithatë, ‘Blaugranët’ kanë vendosur ta mbajnë Koemanin edhe më tutje duke i dhënë besim të plotë.

Në një intervistë Xavi ka zbuluar se dëshiron të marr drejtimin e gjignatit spanjollë një ditë.

“Ideja ime është të jem trajner i Barcelonës një ditë. Nuk e kam fshehur kurrë këtë, është ëndrra ime. Nuk e di nëse do të ndodhë apo jo, nëse ata kanë nevojë për mua apo jo, por për momentin jam gjithashtu i lumtur në Al-Sadd dhe shumë krenar që jam këtu”.

“Nëse vjen ndonjë ofertë, do ta vlerësojë dhe më pas do të përpiqem të vendos, por për momentin jam shumë i lumtur këtu”, tha Xavi.