Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dalë në krah presidentes Osmani për dëbimin e dy rusëve nga Kosova dhe shpalljen e tyre “non-grata”.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se nuk është i dëshiruar në Kosovë askush që cënon sigurinë kombëtare.
“Secili që tejkalon rregullat e qëndrimit në vendin tonë, duhet të trajtohet sipas ligjit. Ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duhet të luftohet me vendosmërinë më të madhe nga institucionet tona”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Askush që ushtron aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, nuk është i dëshiruar në vendin tonë.
Në këtë frymë, mbështes kërkesën e Presidentes Osmani dhe vendimin e MPJD për shpalljen persona të padëshiruar dhe dëbimin e dy zyrtarëve rus nga Kosova.
Secili që tejkalon rregullat e qëndrimit në vendin tonë, duhet të trajtohet sipas ligjit. Ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duhet të luftohet me vendosmërinë më të madhe nga institucionet tona.