“A po përpiqesh të joshësh dikë brenda në shtëpi”, Semi vihet në siklet nga banorët

Brenda shtëpisë së Big Brother ka ardhur një zarf.

Në të ishin të listuar disa pyetje për të nominuarit e javës, e që këto pyetje u lexuan nga Arjola Demiri.

Pyetjet aty ishin bërë nga banorët e që padyshim kishte edhe nga ato provokuese, e të tilla më shumë kishte për Semi Jaupajn.

1. Kur do përfundosh së qëni një mendje dhe një trup me Donaldin?

Nuk jam një mëndje dhe në trup me Donaldin.

2. A do ndryshonte loja nëse Donaldi nuk do ishte konkurent?

Jo aspak, do ishte po njësoj.

3. A mendon se do eleminohesh këtë javë?

Jo, nuk besoj se do dal unë.

4. A të ka bërë më dinamike nominimi?

Jo, jam njësoj siç kam qenë çdo ditë.

5. Kë do doje të takoje sapo të lije shtëpinë e “Big Brother”?

Do doja të takoja mamin.

6. A po përpiqesh të joshësh dikë brenda shtëpisë së “Big Brother”?

Nuk po josh askënd, nëse do doja ta bëja më besoni që do kuptohesha.

Ndryshe, Semi është komentuar shumë për raportin e saj me Donaldin, duke qenë se është edhe mikesha e ngushtë e Bora Zemanit, ndërsa Donaldi, ish i dashuri i moderatores.