446 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave antiCOVID gjatë 24 orëve të fundit

ash kur numri i viktimave dhe rasteve pozitive me COVID-19 ka rënë dukshëm në krahasim me shifrat e para disa javëshe, po vazhdojnë të jenë fuqi masat e miratuara nga Qeveria.

Së bashku me këto masa, po vazhdojnë edhe aksionet e policies nëpër terren, për parandalimin e përhapjes së virusit.

E sërish kemi rritje të shifrave për gjobat, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 446 gjoba për të gjithë qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Ndërkohë për lajmi.net ministria e Shëndetësisë, është përgjigjur se rishqyrtimi i masave do të bëhet javën e ardhshme, ku pritet edhe heqja e orës policore dhe zgjatja e orarit të gastronomisë, madje Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve ka konfirmuar për lajmi.net se nëse nuk përmbushen kërkesat do të ketë protesta.