Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur një konferencë për media në ora 17:00.
Arsyet se pse është thirrur kjo konferencë nuk janë bërë të ditura, por ajo do të mbahet në ora 17:00 në Presidencë.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media sot (20.10.2021), në orën 17:00. Vendi: Kabineti i Presidentes”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Gjatë ditës së djeshme, raporti i Vëzhguesve i Bashkimit Europian ka përmendur në konkluzionet e tij se shkarkimi i Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë i pabazuar në Ligjin për Zgjedhjet Parlamentare.
Gjatë ditës së djeshme ish-Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka konfirmuar për lajmi.net se do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të apeluar vendimin për shkarkimin e saj.
Mbetet të shihet nëse konferenca e sotme do të ketë lidhje me këtë konkulzion të Bashkimit Europian.