Zakonisht tone të ndryshme ngjyrë kafe të thonjve në vjeshtë janë trende kryesore. Ose, një e kuqe shumë e errët.
Por Adele dhe Kourtney Kardashian sapo kanë konfirmuar trendin e papritur të thonjve të sezonit – dhe kjo është ajo që në fakt mund të qëndroj këtu për më gjatë.
Në një video të re për Vogue, Adele ka një manikyr francez të zi. Në videon, e cila e shfaq atë duke provuar një sasi pjatash klasike britanike, thonjtë e saj në formë bajame janë të mbuluar me të zezë.
Ngjyra duket se është një zgjedhje popullore për momentin.
Pak ditë më parë, Kourtney Kardashian zbuloi fejesën e saj me Travis Barker. Për propozimin romantik në breg të detit, Kourtney e mbajti atë mjaft të thjeshtë, duke zgjedhur një ngjyrë në të gjithë thonjtë e saj të gjatë, po pra, e zezë.
Pas viteve të ngjyrave të thjeshta, është koha për pak eksperimentim.