Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, dhe drejtori i administratës, Besim Haxhiu, dje janë sulmuar fizikisht në zyrat e kësaj ndërmarrjeje.
I menjëhershëm është edhe veprimi i kryeshefit, Enis Abdurrahmani. Ai ka nxjerrë vendim për largimin e përkohshëm nga puna të 8 punonjësve: Rafet Ibishi, Zenel Ibishi, Rrahman Latifi, Shefki Rama, Bajram Sadiku, Bajram Istrefi dhe Burim Hajdari.
Largimi i tyre fillon nga dita e sotme, me arsyetimin se, të njëjtit dje rreth orës 10:00 kanë sulmuar fizikisht kryeshefin Abdurrahmani dhe drejtorin e administrates Haxhiu.
“Punonjësit Rafet Ibishi , Zenel Ibishi , Rrahman Latifi , Shefki Rama , Bajram Sadiku , Bajram Istrefi , Burim Hajdari largohen përkohësisht nga puna për shkak se me datën 18.10.2021 kanë bërë shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 , 1.16 , 1.44 dhe 1.52 i Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. , ku me datën 18.10.2021 rreth orës 10:00 në zyrën time të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A. , jam sulmuar fizikisht nga ana e tyre. Pastaj punëtorët Zenel Ibishi , Shefki Rama , Bajram Sadiku , Bajram Istrefi , Burim Hajdari gjatë daljes në korridor e kanë sulmuar fizikisht edhe drejtorin e administrates z.Besim Haxhiu“, bëhet e ditur në vendimin e Kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës.
Më poshtë vendimi që ka siguruar Indeksonline: