Pas humbjes në zgjedhje, pritet të jap dorëheqje kryetari i VV-së në Mitrovicë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka, pritet të jap dorëheqje gjatë ditës së sotme.

Sipas ‘Jepi Zë’, dorëheqja e Mujkës pritet të ndodhë në mbledhjen e kryesisë që është thirrur sot nga dega e LVV-së në Mitrovicë.

Mujka ka udhëhequr Vetëvendosjen në Mitrovicë për disa vite me radhë, ndërsa në zgjedhjet e 17 tetorit VV-ja doli e dyta me 34.40 për qind, kurse në asamble fitoi rreth 30 për qind të votave.