Një i vdekur dhe 17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rast i vdekjes dhe 17 raste të reja pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe janë shëruar 86 pacientë të infektuar.

Në Kosovë aktualisht janë 562 raste aktive me COVID-19, ndërsa po vazhdon vaksinimi me vaksinat kundër koronavirusit.

Njoftimi i plotë nga MSH:

19 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 562.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!