Ka filluar mbledhja TEP e UEFA-s, diskutohet për çështjen e Botërorit

Ka filluar mbledhja e radhës e TEP-UEFA (Top Executive Programme), ku po shqyrtohet tema e propozuar nga FIFA rreth të ardhmes së Kampionatit botëror në futboll.

Qysh në hapje të këtij takimi, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e uroi presidentin Ademi me rastin e ditëlindjes, derisa urim mori edhe nga i pari i UEFA-s Aleksander Ceferin.

Arsyeja e këtij takimi është konsultimi me të gjitha fereratat e UEFA-s për çështjen e Kampionatit botëror, nëse i njëjti duhet të zhvillohet çdo dy vite apo siç është aktualisht çdo 4 vjet.

UEFA tashmë e ka kundërshtuar idenë e propozuar nga FIFA që Botërori të organizohet çdo dy vite. Federatat mund të paraqesin deklaratat e tyre rreth këtij propozimi veq e veq ose të dalin me një të përbashkët, me ç’rast në fund të takimit pritet të merret vendimi përfundimtar në lidhje me këtë çështje.