Ai është radhitur i dyti në listën e rezultateve të zgjedhjeve.
Bekim Jashari humbi zgjedhjet në Skënderaj teksa më pas komentoi rezultatin duke thënë se janë blerë votat.
Ndërkohë, këngëtari Genc Prelvukaj me një status në Facebook ka dhënë mendimin e tij për rezultatin ku tha se qytetarët e Skënderajit e kanë bërë zgjedhjen e tyre.
“Qytetarët e Skenderajt nuk kanë bërë asgjë që nuk do të bënin qytetet tjera, nëse do ta kishin të njejtën situatë. Votuan sic e gjykuan vetë dhe duhet të pajtohemi me zgjedhjën e tyre. Ata dijnë më mirë se ne për komunën e tyre”, ka shkruar ai ndër tjera.
Postimi i plotë i këngëtarit:
Për zgjedhjet në Skenderaj
Historia e rezistencës dhe rëniës heroike e familjës Jashari është pjesa më e lavdishme e luftës së shqiptarëve të Kosovës për clirim. Vështirë të gjendet ndonjë shembull i përafërt ku një bashkësi, me të njejtin gjak, hidhet e tëra në armë për të ngritur një popull të tërë në këmbë. Vepra e trashëgimtarëve të Shaban Jasharit ishte gurthemeli i shtetit andaj kësisoji është familje e gjithë shqiptarëve pa dallim. Bekim Jashari është një prej trashëgimtarëve të tyre. Ka zgjedhur politikën si aktivitet dhe punë, ndërsa politika në thelb nënkupton sfidë, përplasje argumentesh, mendime të kundërta dhe konkurencë. Në zgjedhjet që shkuan, Bekimi nuk siguroi mandat të dytë. Mirëpo kjo nuk mund të trajtohet se shqiptarët e Skenderajt votuan kundër familjës Jashari. Thjeshtë zgjodhën një tjetër alternativë për ti udhehequr. Partia Demokratike e Kosovës nuk mund të mbyllej në Skenderaj. Nëse për tetë vite nuk do të kishte kandidat, për cfarë logjikisht do të duhej të ekzistonte dega e saj? Në Prishtinë Daut Haradinaj nuk fitoi as 5% të votës qytetare, por Prishtina nuk votoi as kundër Luanit apo Shkelzenit dhe as kundër kontributit të Ramushit dhe Dautit në luftë. Në Pejë drejtuesi i Kosharës, Rrustem Berisha u rendit i treti por Peja nuk votoi kundër Kosharës. Thjeshtë qytetarët i bësuan një alternative tjetër për specifika lokale, pa ngatërruar asgjë. Për ta pasur më të qartë: nëse Bekimi do të ishte zhvendosur pas luftës në Prishtinë dhe sot do të kandidonte për të parin e qytetit, mendoni që Vetevendosja dhe partitë tjera politike do ti hapnin rrugë për dy mandate rresht? Qytetarët e Skenderajt nuk kanë bërë asgjë që nuk do të bënin qytetet tjera, nëse do ta kishin të njejtën situatë. Votuan sic e gjykuan vetë dhe duhet të pajtohemi me zgjedhjën e tyre. Ata dijnë më mirë se ne për komunën e tyre. Sidoqoftë Bekimi është një personalitet që duhet të respektohet por ai i ka betejat e veta që duhet ti fitojë, të riorganizohet dhe të përballet. Nëse është nisur drejt politikës që të tjerët ti hapin rrugë, duhet të ndryshojë. Ndërsa nëse është festuar me armë dhe ka pasur thirrje ofenduese ndaj Bekimit, kjo është gabim.