Burri i ministres Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi, që kandidoi për kryetar të Malishevës, ka eskaluar në fyerje ndaj PDK-së.
Krasniqi, që doli i katërti me një përqindje të vogël të votuesve në Facebook ka përmendur edhe shoqatën e veteranëve të luftës.
Ai ka thënë se këta të fundit “ka mbetur që bashkë me kryesinë e PDK-së dhe Sami Lushtakun t’ia mësyejnë Prekazit me kaci e tërrnakopa”.
“Tash vetëm ka mbetë që shoqata e veteranëve bashkë me kryesinë e PDKsë dhe këta të tyre në gara nëpër komuna të prirë nga Sami Lushtaku me kacia e terrnakopa të ia mësyejnë Prekazit. HORDHITË E KRIMIT KANË EMËR!”, ka shkruar Krasniqi.
Kujtojmë se Alban Krasniqi është aktivist i njohur në Vetëvendosjes. Fama e tij nuk vjen nga ndonjë aktivitet i shquar, por nga eskalimet e shpeshta dhe mos-zgjedhja e gjuhës publike që atë e ka bërë cak të kritikave jo rrallë herë.