Roberti u shpreh se ai dhe Nora e menaxhojnë shumë mire jetesën pas divorcit.
Këngëtari deklaroi në emisionin “Goca dhe gra” se ai ka arritur ta menaxhojë aq mirë situatën pas divorcit me Norën, sa vajza e tyre nuk e ka idenë se ata janë të divorcuar.
“E kam menaxhuar aq mirë, sa goca nuk e di fare që ne jemi të divorcuar, dhe nuk e ka kuptuar që ne nuk jemi bashkë. Ne thjesht nuk bashkëjetojmë me një shpi, ne edhe pushimet i bëjmë bashkë”.
“Kur vie puna me qenë e lumtur goca ajo është primare. Mendoj që duhet të harrohet ky mentalitet, këto komplekse të shqiptarëve, që kur të ndahesh nuk ke të drejtë as komshiut të gruas me i folë”, u shpreh Berisha.