Megan Fox është bionde platini dhe ju lë pa frymë me stilin e saj të ri

Aktorja Megan Fox ndau një fotografi në profilin e saj në Instagram ku duket ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Ajo bart nuancën e saj të re blu prej platini në një selfie që shkon nga ngjyra e argjendtë.

Stili i flokëve që ajo zgjodhi për këtë selfie janë – tallazet, të cilat u mbështollën në pjesën e poshtme të flokëve të saj, por nuanca e rrënjës së flokëve të saj, e cila është ngjyrë kafe, është gjithashtu interesante.

Me këtë stil flokësh, ajo tregoi për filmin “Johnny and Clyde”, në të cilin Fox luan pronaren e një kazinoje dhe shefen e një grupi kriminal.

– “Kështu duket vajza e djallit”, ka shkruar Megan poshtë fotografisë.

Mirëpo, ndoshta kjo është vetëm një parukë, sepse floktari i saj Miles Jeffries ndau të njëjtën fotografi dhe shënoi mjeshtren Maria Derman që bën paruke.