Ajo u kthye përsëri në qendër të vëmendjes si prezantuese e “Saturday Night Live” javë e kaluar.
Dhe Kim Kardashian thjesht mahnit sërish fansat teksa tregoi format trupore, ndërsa pozoi për disa fotografi në Instagram të dielën (17 tetor).
40-vjeçarja dukej sensacional me një trupore ngjyrë rozë të ngushtë. Ajo ndau disa imazhe provokuese nga prapaskena teksa dukej se po bëhej gati në një dhomë hoteli.
Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” shkëlqeu në një veshje dantella kokë e këmbë me mëngë të gjata me doreza.
Nëna e katër fëmijëve nuk tregoi as edhe një centimetër lëkure, megjithëse përkundër kësaj arriti të dukej joshëse.
Flokët e saj të gjatë ishin të ndarë në mes dhe të drejtuar në mënyrë të përkryer duke i lënë prapa supeve, ndërsa kompletoi veshjen e saj me vathë diamanti.
Ndryshe, kohët e fundit Kim pranoi t’i paguajë ish-bashkëshortit, Kanye West 20 milionë dollarë për shtëpinë e tyre të madhe në Hidden Hills në mes të divorcit të tyre. Dyshja janë prindër të katër fëmijëve.