Të gjitha vajzat i adhurojnë qerpikët e gjatë, prandaj ky truk grimi në TikTok po bëhet gjithnjë e më i njohur.
E bukura është se nuk kërkon asgjë tjetër veç rimelit që përdorni aktualisht.
Ajo që ndryshon është mënyra e aplikimit, një ndryshim i vogël në rutinë që mund t’ju ndryshojë tërësisht pamjen.
Metoda po njihet si “Zick Zack” dhe nuk bën asgjë të vështirë veçse nis duke lyer majat e qerpikëve nga një anë në tjetrën, teksa me një gisht tërhiqni cepin e syrit dhe pastaj vazhdoni lyerjen normalisht. Për më shumë detaje shihni videot këtu, këtu dhe këtu.
Urime! Tani do keni qerpikë super të gjatë!
Mascara Hack ✨ #makeuphack #mascarahsck #lashsensational