Rrokulliset autobusi në Maqedoni të Veriut, pesë të lënduar

Pesë persona janë lënduar pasi një autobus është rrokullisur në rrugën për Manastir.

5 udhëtarët kanë marrë lëndime të lehta trupore, kanë konstatuar mjekët pas kontrollimit të tyre dhe tashmë janë lëshuar në shtëpi.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer policia, ndërkaq komunikacioni në këtë drejtim është duke u zhvilluar në një drejtim.