Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 21 tetor 2021 do të mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i Letrave me Vlerë. Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.
Sipas njoftimit të ministrisë, investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu iu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.