Konkurentët e përzgjedhur brenda shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’ janë tepër të suksesshëm në jetën publike dhe në profesionet e tyre specifike.
Me njëri-tjetrin, ata shpesh herë diskutojnë lidhur me vështirësi të shumta që i është dashur të kalojnë në karrierë apo edhe për plane të së ardhmes.
Mëngjesin e sotëm ishte Arjola e cila tregoi për Monikën dhe Sheilën se është në pritje të publikimit të një filmi me metrazh të shkurtër, pjesë e stafit të së cilit është edhe ajo.
‘’Kam bërë një film tani së afërmi, mezi po pres të publikohet. Ishte shumë e vështirë pasi duhet të komunikoja vetëm me sy dhe nuk mund të flisja aspak’’,- tha Arjola.
Ajo shtoi se në film i është dashur të xhirojë edhe një skenë intime.