Ajvar jeshil pikant me shije të përkryer

Lyerje shumë e shijshme, dhe mund ta bëni gjatë gjithë vitit.

Ka shije fenomenale, shërbehet si lyerje buke, me djathë të bardhë të fortë.

Përbërësit:

– 4 kg speca të gjelbër me tul;
– 5 kg patëllxhanë;
– 1 l vaj;
– 1,5 dl uthull;
– 1,5 dl uthull;
– 15 g mustardë;
– 200 g sheqer;
– 100 g kripë.

Përgatitja:

Specat dhe patëllxhanin lani mirë, thani dhe piqni në skarë apo në furrë shporeti.

Specat e pjekur dhe patëllxhanin lërini të ftohen në një enë të mbuluar me kapak, pastaj pastroni.

Qërojini specat dhe hiqjani farat, pastaj lërini të kullohen mirë në një thes rrjetë për disa orë. Qërojeni patëllxhanin.

Specat e kulluar dhe patëllxhanin bluani në makinë mishi. Në një tenxhere të madhe hidhni vaj, nxeheni, pastaj shtoni masën e bluar.

Fërgoni në zjarr mesatar duke përzier vazhdimisht. Në fund të fërgimit, pas rreth një ore, shtoni sheqer, uthull, mustardë dhe kripë sipas shijes. Kur vëreni se po mbetet një gjurmë e garuzhdës në fund të tenxheres, është pothuajse gati.

Hidheni masën e nxehtë në kavanoza të sterilizuar të nxehtë dhe mbyllni me kapakë metalikë.

Lëreni të mbuluar me një batanije që të ftohet, pastaj ruajeni në një vend të errët dhe të freskët.