“Sunny Hill” është festivali vjetor ndërkombëtar i muzikës në Prishtinë.
Ky festival organizohet nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa.
Për shkak të pandemisë, ky festival këtë vit nuk është mbajtur.
Lidhur me këtë duket se ka një nostalgji Dukagjini, i cili përmes disa postimeve në Instagram ka ndarë disa nga momentet më speciale.
“Kur zgjohesh dhe sheh që të mungon ajo ndjenja e festivalit”, shkroi ai krahas këtij publikimi.