Këngëtarja shqiptare ka publikuar disa fotografi në Instagram.
Bukuroshja kosovare, Anxhelina Hadergjonaj, është mjaft e njohur për linjat trupore që posedon.
Ajo paraqitet mjaft me stil në Instagram, ku në një fotografi të fundit të cilën e ka postuar në Instagram shihet e veshur me rroba ku e shfaqin barkun e sheshtë të këngëtares.
Këngëtarja së fundi erdhi me veshjen elegante të shkurtër e cila i shkonte mjaft shumë asaj, paraqitje kjo me të cilën vuri në pah këmbët e gjata dhe të tonifikuara, por diçka tjetër mori vëmendjen e fansave.
Anxhelina u paraqit së fundi me vetulla tërësisht të bardha, gjë kjo e cila bëri fansat të habiten me dukjen e re të këngëtares.