Më shpejt nga ç’mendonit, Orinda Huta kthehet në ekran pasi u bë mami

Orinda Huta dhe Turjan Hyska u bekuan me dhuratën më të bukur të jetës, vajzën e tyre të parë që e pagëzuan me emrin Atara.

E vogla u kthye në kryefjalën e shtëpisë dhe mori të gjithë vëmendjen e mamit dhe babit, ndërsa Orinda la për pak kohë mënjanë televizionin për t’iu përkushtuar të bijës.

Mirëpo, koha larg ekranit duket se ka përfunduar, pasi Orinda rikthehet sërish këtë të diel me emisionin e saj “Jo vetëm modë”, siç bën të ditur në rrjete sociale.

“Rikthehem të dielën”- shkruan moderatorja krahas videos, duke gëzuar fansat me këtë lajm.