Dardanët nesër do të zhvillojnë një ndeshje shumë të vështirë.
Kosova do të jetë mysafirë e Suedisë në ndeshjen që luhet nesër nga ora 18:00.
Futbollistët kosovar tashmë janë nisur për Stokholm, ndërsa atmosfera në ekip është shumë e mirë në prag të ndeshjes më suedezët.
Dardanët sonte në orën 18:00 do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Friends Arena” në Solna.
Nga ora 17:30 trajneri Bernard Challandes një nga lojtarët dardan do të flasin në konferencën zyrtare për media para përballjes me Suedinë.
Kosova momentalisht renditet në pozitën e katër në grupin B të kualifikimeve me katër pikë, ndërsa Suedia është e dyta me nëntë pikë.
Ekipi ynë do të synojnë që të shkaktoj befasi dhe të marr të paktën një pikë në këtë transfertë shumë të vështirë në Suedi.