Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione është takuar me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Kryesuesi i komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Andin Hoti tha se është shumë i nevojshëm bashkëpunimi i të gjitha institucioneve sepse sipas tij, kjo çështje kërkon unifikim në mënyrë që të arrihen rezultate.
Ai tha se do ta trajtojnë si çështje humane dhe jo politike dhe se do të kërkojnë ndryshimin e ligjit.Hoti ka bërë të ditur se janë pesë lokacione të dyshimta për varreza masive në Kosovë ku do të gërmohet.
“Ne jemi duke punuar në ndryshimin e Ligjit për persona të zhdukur. Familjarët e personave të zhdukur duhet të kenë edhe benfitie. Aktualisht brenda Kosovës janë disa urdhëresa prej prokurorisë e hulumtimeve në disa lokacione. Për hir të mos shqetësimit të familjarëve ne nuk kemi bërë publike lokacionet që jemi duke punuar. 5 lokacione që kemi urdhëresa dhe jemi duke punuar”.
Sipas Hotit prioriteti kryesor mbetet lokacioni në Serbi, duke kërkuar që Serbia të jap qasje në arkiva në mënyrë që të zbardhet fati të të zhdukurve.
“Informacionet na qojnë në dyshime që në Serbi mund të ketë lokacione të tjera. Ndër sfidat si komision është mungesa e saktë e informacioneve të verifikuar dhe del informacion i rrejshëm. Ndër sfidat në Bruksel ka qenë edhe qasja në arkiva shtetërore të ushtrisë së Serbisë që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë. Ne kemi bashkëpunim me ShBA që e kanë fokus çështjen e personave të zhdukur. Po vazhdojmë të kërkojmë rritjen e presionit të Serbisë që të jetë e gatshme për bashkëpunim në zbardhjen e personave të zhdukur”.Hoti tha kanë mungesë të stafit dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e ambasadave. Ndihëm nga ShBA-ja ai ka kërkuar se sa i përket presionin që ky shtet duhet të bëjë karshi Serbisë që kjo çështje të zgjidhet.“Fatkeqësia jonë është që kemi të bëjmë me një shtet si Serbia. Ne mund të bëjmë presion që edhe ShBA dhe ata të kushtëzojnë Serbinë që ata të bashkëpunojnë me ne lidhur me çështjen e personave të zhdukur. Ne kemi mbi 1 000 persona të zhdukur”.
“Kosova në vazhdimësi kërkon hapjen e arkivave në serbi por një çështje e tillë është kogja e vështirë. Ne jemi duke punuar që në Mendare ta kemi një pikë përkujtimore sepse janë riatdhesuar 1 000 njerëz tanë që janë marrë janë vrarë rivarros”.Udhëheqës i zyrës së komisionit për persona të zhdukur, Kushtrim Gara, tha se asnjëherë nuk i kanë trajtuar rastet mbi baza etnike.
“Kosova mbet i vetmi vend që me ligjin i trajton personat e zhdukur. Rastet nuk janë trajtuar mbi ndarjen. Sot një ndarje e tillë është realizueshme, por rastet asnjëherë nuk janë trajtuar mbi baza etnike”.
Kryetarja e Komisionit, Duda Balije ka kërkuar që në takimit e Komisionit të marrin pjesë edhe deputetët.
“Qysh mundemi me bo presion në Serbi. Me kënd po komunikoni. Qysh është bashkëpunimi me shoqatat”.Anëtare e Komisionit nga VV-ja Saranda Bogujevci, ka thënë se cili mund të jetë kontributi i tyre si deputetë.“Çka mundemi ne konkretisht si komision parlamentar me ndërmarr për me shty çështjen e personave të zhdukur përpara”.Ariana Musliu-Shoshi, nga PDK-ja, ka pyetur për takimin e radhës në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë.
“Cili është bashkëpunimi juaj me zotëri Bislimi, dhe vështirësitë që i keni si delegacion në Bruksel dhe kur do të jetë takimi i radhës për këtë çështje”.