Publikohen pamje, ja si duket shtëpia ku do qëndrojnë banorët e “Big Brother VIP”

Për herë të parë, moderatorja Arbana Osmani ka prezantuar shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Brenda shtëpisë më të madhe se 1000 metra katror, do të jetojnë për 100 ditë banorët VIP, të cilët do të vëzhgohen me 100 telekamera.

Shtëpia nuk do të jetë me kushte të vështira, por super luksoze me sallon të madh, dhomë ndenje, ndërsa Vëllai i Madh është kujdesur që t’i sigurojë “kuzhinën” e ëndrrave.

Ndërsa dhoma e rrëfimit, një nga vendet më interesante të shtëpisë, ku banorët do të rehatohen dhe do të flasin me Big Brother për të rrëfyer të gjitha sekretet dhe për të hapur zemrën do të jetë tërësisht e kuqe.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë do të ketë një dhomë e vetme ku do të qëndrojnë të gjithë konkurrentët VIP. Përveç kësaj, do të kenë hapësirë ku do të “përkëdhelen” me trajtime, SPA, thashetheme, herë pas here edhe makeup nga profesionistë në mënyrë që të ndihen ashtu siç janë, VIP.

Ndërsa dhoma e dënimeve është kthim pas në kohë, në vitet e errëta kur Shqipëria ishte në diktaturë, kur televizori ishte bardh e zi, tavolina modeste, telefonatat nuk bëheshin me iPhone por me telefon fiks, dollapi ishte bosh dhe mezi hapej… Ndërsa dhoma e rrëfimit do të jetë me karrige druri.

Sa i përket oborrit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka hapësirë thuajse sa e gjithë shtëpia, ka një pishinë fantastike dhe i gjithi është në stilin maroken për të sjellë një tjetër ndjesi brenda shtëpisë.