Jashtë Top Channel, Luana zbulon projektin e ri

Në fund të muajit Shtator moderatorja Luana Vjollca konfirmoi largimin nga “Top Channel”, pas 15 vitesh. Ajo njoftoi se po punonte për të sjellë projekte të reja.

Moderatorja i dha prioritet një projekti personal, për të cilin u shpreh: Tani, prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. (Lexo këtu)

Së fundmi, ajo ka zbuluar se bëhet fjalë për një projekt muzikor, i cili do të publikohet së shpejti. Moderatorja ka ndarë në Instastory një foto në Shkup me artistin Armend Rexhepagiqin, foto nga studioja muzikore, ku duket dhe kompozitori Darko Dimitrov.