Një vajzë e mitur shtatzënë është pranuar në Repartin e Gjinekologjisë për të kryer lindje.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka intervistuar personin me të cilin ka bashkëjetuar e mitura dhe babain e të miturës.
“Nga reparti i gjinekologjisë është raportuar se një vajzë e mitur kosovare, shtatzënë është pranuar në maternitet për të kryer lindjen. Janë intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (personi me të cilin ka bashkëjetuar dhe babai i viktimës)”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, të dy personat e intervistuar janë liruar në procedurë të rregullt.