Vdes këngëtari i njohur kosovar pasi u infektua me COVID-19

Folkloristi i njohur, Kushtrim Sylaj, nuk i mbijetoi COVID-19.

Këngëtari i njohur kosovar Kushtrim Sylaj ka vdekur si pasojë e betejës me COVID-19.

Ai ishte një ndër talentët e rrallë të këngës popullore dhe folklorike i cili pëlqehej nga publiku shqiptar.

Lajmin për vdekjen e këngëtarit e ka bërë të ditur ish-deputeti Rasim Selmanaj.

“Lajm tronditës!
Kushtrim Sylaj nga Mazniku i Deçanit humb jetën me covid 19. Ishe këngëtar i spikatur e pika e djalit! Kshtu do të kujtojmë! Lutemi për shpirtin tënd Kushtrim!”, shkroi Rasimi në Facebook.