​Ushtria britanike fillon shpërndarjen e karburantit për përdorim civil

Shoferët e cisternave të naftës të ushtrisë po dalin në rrugët e Britanisë së Madhe, për herë të parë, për të furnizuar pikat e karburanteve të goditur nga kriza.

Rreth 200 ushtarë, gjysma e tyre shoferë, janë vendosur për të shërbyer në operacionin ”Escalin”, pavarësisht se ministrat këmbëngulin se situata po lehtësohet.

Trupat, në pritje që nga fillimi i javës së kaluar, fillimisht do të përqendrohen në Londër dhe Juglindje, ku mbeten mungesat më të mëdha.

Ato përfshijnë anëtarë të Regjimentit III të Mbështetjes së Logjistikës të cilët u trajnuan me kompaninë logjistike të industrisë së naftës ”Hoyers”, në Essex.

Ministrat u kritikuan për mosdërgimin e tyre më shpejt pasi një valë blerësish në panik, shkaktuara nga mungesa e karburantit në pikat e furnizimit, çuan në kaos disa zona.

Sidoqoftë, qeveria ka vendosur flotën e saj rezervë, të udhëhequr nga shoferë civilë, që nga java e kaluar në një përpjekje për të rritur furnizimet.

“Ne po punojmë ngushtë me industrinë për të ndihmuar në rritjen e rezervave të karburantit dhe ka shenja të përmirësimit të stoqeve mesatare në të gjithë Britaninë e Madhe, ndërsa kërkesa vazhdon të stabilizohet”, theksoi zëdhënës i qeverisë.

Operacioni ”Escalin” u krijua në pritje të mungesave të mundshme të karburantit pas tërheqjes përfundimtare të Britanisë së Madhe nga tregu i vetëm i BE-së, në fillim të këtij viti.