Njësiti policor deri sa ishte në detyrë zyrtare, kanë hasur disa persona të cilët kishin qëndruar jashtë një lokali gjatë orës policore në Graçanicë.
Sipas Policisë, gjatë identifikimit të tyre, të dyshuarit një mashkull dhe një femër, dytë kosovarë kanë kundërshtuar urdhrat e zyrtarëve policorë, si dhe i kanë sulmuar ata fizikisht.
“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara, është liruar ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Dy zyrtarë policor meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime të lehta dhe u është ofruar ndihma mjekësore, njëri prej tyre është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.