Receta ditore: Si të përgatisni qumështin e bajameve në shtëpi

Në këtë artikull nuk do të flasim për qumështin e zakonshëm që vjen nga kafshët, por për atë bimorin që vjen nga bajamet.

Qumështi është nisja e ditës për shumicën e njerëzve, dikush e preferon të freskët siç është, të tjerë në kafë, me biskota apo mënyra të tjera.

Në mes të gjithë këtij popullariteti që ky prodhim ka, po aq të shumëta janë edhe alternativat e përzgjedhjes së tij.

Përbërësit
500 ml ujë

100 gr bajame

Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete lini bajamet në një enë me ujë të freskët në frigorifer për të paktën 12 orë.

Pasi të ketë kaluar kjo kohë, kullojini me kujdes dhe vendosini në një tjetër enë me 500 ml ujë të pijshëm.

Përziejini pak me duar dhe pak nga pak kalojini në një grirës frutash dhe grijini ato pë rtë përfituar qumështin.

Hidheni në një shishe dhe ruajeni në frigorifer.

Mënyra e dytë
Një mënyrë tjetër është ajo e përdorimit të mikserit normal që keni në shtëpi.

Shtoni në të 100 gr bajame dhe 500 ml ujë të nxehtë dhe filloni me përzierjen derisa të dy përbërësit të kenë formuar qumështin e bardhë të bajameve.

Më pas lëreni të ftohetpër të paktën 2 orë dhe kullojeni me anë të një nape para se ta hidhni në shishe.

Në këtë mënyrë do të mblidhni të gjithë tulin që ka mbetur nga bajamet gjatë përzierjes si dhe lëkurën e tyre.

Pasi ta hidhni në shishe, ruajeni në frigorifer siç bëni zakonisht me qumështin.