Gjiganti spanjoll ka nisur kërkimet për një trajner të ri.
Ronald Koeman me shumë gjasa do të shkarkohet ditëve në vijim nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.
Drejtuesit e klubit tashmë kanë disa emra në listë për të zëvendësuar Koeman.
Sipas ‘Goal’, ‘Blaugranët’ tashmë kanë nisur kontaktet me Roberto Martinez që ai ta merr drejtimin e klubit.
Martinez aktualisht është trajner i Kombëtares së Belgjikës dhe thuhet se ai tashmë ka njoftuar ekipin e tij që ka mundësi t’I bashkohet Barcelonës.
Gjiganti spanjoll ka edhe opsione tjera siç janë Xavi Hernandez dhe Erik Ten Haag.