Ismajli: Do ta bëjë Prishtinën e pastër për 100 ditët e para të qeverisjes

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismajli ka vizituar kompaninë “Pastrimit”. Nga aty ka premtuar se në 100 ditët e para të qeverisës së tij, do ta bëjë Prishtinën të pastë.

Ai ka treguar tri intervenimet kryesore që do t’i bëjë me qëllim të një kryeqyteti të pastër.

“Me u vendos shportat e lagjes në çdo pjesë të qytetit, do ndërrojmë orarin e grumbullimit duke e bërë më të shpejt, duhet blerë makina transportuese të ndryshme në mënyrë që ato të jenë të vogla dhe të shpejta. E treta është që kontejnerët tanë duhet të digjitalizohen që të sinjalizojnë shenjën sinjalizuese të tregojnë se janë mbushur 70%”, tha ai.

Ismaili ofroi zgjidhje edhe për mbeturinat e bizneseve por edhe ndërtimtarisë.

E për të gjitha këto projekte, kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK, tha se do realizohen deri në fund të vitit 2023.