A po hiqet ora policore?

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë Arben Vitia për të diskutuar situatën lidhur me pandeminë Covid–19 me theks të veçantë për masat e reja kundër kësaj pandemie pas datës 27 shtator 2021.

Nga ky takim ministri Vitia informoi Kryetarët e Komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 27shtator 2021.

Sipas AKK-së, kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njëjte, nga ora 22:00 – 05:00h.

– Gastronomia do të vazhdojë me të njejtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlenë për ambientet e jashtme të gastronomisë.