Sirianët druajnë se kampi al-Hol mund të kthehet në vatër pandemie

Refugjatët e vendosur në kampin al-Hol po vuajnë për shkak të mungesës së shërbimeve në kulmin e përhapjes së pandemisë në mesin e sirianëve dhe irakianëve të zhvendosur brenda kampit.

Janë identifikuar 19 raste me Covid, që tashmë janë izoluar, ka bërë të ditur një drejtues lokal i kampit që punon për agjencitë e Kombeve të Bashkuara.

Megjithëse është përmirësuar së fundmi situata e sigurisë pas një sulmi të një grupi rebel sirian dhe luftëtarëve kurdë, gjendja është normalizuar, por refugjatët frikësohen se kampi mund të kthehet në vatër pandemie.