Ajo punon vazhdimisht për të tonifikuar figurën e saj supermodele.
Dhe, këtë javë në palestër, Bella shfaqi frytet e punës së saj në një veshje sportive.
24-vjeçarja mahnitëse doli jashtë pas një sesioni në New York City të martën në një dukje të fortë dhe shkëlqeu me barkun e saj të tonifikuar.
Dalja e saj, vjen pasi ylli ndau një mesazh të zjarrtë në rrjetet sociale dedikuar mbesës së saj, Khai për të festuar ditëlindjen e parë të vogëlushes.
Bella, për veshje kishte zgjedhur një palë pantallona të shkurtra të zeza elastike me sytjena sportive të zezë që përputheshin ndërsa ajo u pa duke u kthyer në shtëpi nga palestra.
Përkundër asaj që ka të ngjarë të ishte një stërvitje rraskapitëse, Bella dukej aq e freskët sa kurrë pa grim.
Bukuroshja kishte një palë syze dielli të errëta, atlete të gjalla të kuqe dhe çorape të zeza për të kompletuar dukjen e saj.
Ndryshe, ajo një nga modelet më të lakmuara në botë, Bella e merr seriozisht palestrën e saj dhe shpesh shihet duke shkuar atje.