Edhe pse thuajse çdoherë janë në rrezik për jetën e tyre në ballafaqim me situata të ndryshme në vend, kushtet që kanë në punën e tyre janë mjaftë të vështira.
Janë pikërisht zyrtarët policore të Kosovës të cilët edhe në aksione mjaftë të vështira, ushqehen me një “pashtetë, jogurt e pak buk”.
Kjo është gjendja edhe gjatë këtyre dy ditëve në veri të Kosovës, ky zyrtarët e Njësive Speciale të Kosovës po ushqehen me këso lloj ushqimesh edhe pse rreziku i tyre për jetë është vazhdimisht i pranishëm.
Ngjashëm situata është thuajse tash e disa vite brenda Policisë së Kosovës.
Të njëjtit vazhdojnë të mos kenë as sigurim shëndetësore, e përpos njësive speciale të tjerët as shujta ushqimore.
Pavarësisht se krenaria për ta nuk mungon asnjëherë, të njëjtit harrohen thuajse në çdo rast nga shteti.
Madje të njëjtëve shpesh herë nuk u paguhen as orët shtesë, e probleme të ngjashme kanë në secilën situatë.
Në rrezik për jetë, e në ushqyerje me një pashtetë e një copë bukë, kjo është gjendja në të cilën gjenden zyrtarët policorë dje e sot e ndoshta edhe shumë kohë më tepër.
Në veri të vendit po vazhdojnë të jenë të pranishme shumë forca të shtuara të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.
Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në lidhje me targat e automjeteve, serbët kanë bllokuar dy pikat kufitare atë të Jarinjës dhe atë të Bërnjakut.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme vazhdimisht kanë bërë thirrje tek qytetarët që të frekuentojnë pikat tjera kufitare dhe të mos kalojnë në këtë anë.