7 të vdekur dhe 173 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 raste të vdekjes nga COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve 173 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa 1 mijë e 434 janë shëruar.

Aktualisht në Kosova janë 7 mijë e 635 raste aktive me COVID-19, ndërsa vetëm gjatë ditës së fundit janë vaksinuar 17 mijë e 634 qytetarë.

Njoftimi i plotë nga MSH:

21 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: 

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ
 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës.

ℹ
 Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ
 Nga 5.095 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ
 Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 7 raste të vdekjes.

ℹ
 Sot janë shëruar 1.434 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781

ℹ
 Në total numri i rasteve aktive është 7.635.

➡
 Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!