Kryeministri Kurti: Në nëntor do të udhëtoj për në SHBA

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të bëjë vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin nëntor. Këtë e ka deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se nuk ka aplikuar për vizë deri më tani pasi s’ka pasur synim të shkojë.

“Mirëpo, në SHBA do të udhëtoj në nëntor. Bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që unë besoj që është i duhur dhe i mirë për shtetin tonë”, tha ai.

Duke folur për miqësinë me presidentin Joe Biden, Kurti deklaroi që është lideri i parë i një subjekt politik në Kosovë që e ka mbështetur kandidatin demokrat për presidentin.

“E sa për miqësinë me presidentin Biden, ju e dini që jam kryetari i parë i një subjekti politik që e kam mbështetur paraprakisht e publikisht. Ndërkohë që ju të tjerët keni shikuar kush po fiton”, shtoi ai.