Këngëtarja e hitit “Policeman” në pritje të fëmijës së parë

Eva Simons është në pritje të ëmbël.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo në rrjetet sociale ku ka postuar një foto të ultrazërit.

 

“Unë jam shtatzënë” shkroi ajo krahas imazhit.

Eva Simons është inkuadruar në grupin e ‘Raffish’ në vitin 2004. Që nga viti 2009 ajo ka kënduar solo.

Ajo pati suksese të mëdha me hite të njohura ndërkombëtarisht si: Policeman, This is Love, Take Over Control dhe Silly Boy.