Boksieri filipinas Meni Pacquiao është emëruar si kandidat i partisë në pushtet në Filipine për zgjedhjet presidenciale në 2022, njoftoi bashkëpunëtori i tij i ngushtë senatori Aquilino “Coco” Pimentel III.
Pacquiao pranoi nominimin, raporton Reuters.
Ai është boksieri i parë që bëhet kampion botëror në tetë kategori të ndryshme të peshave të boksit, dhe në karrierën e tij ai ka një rezultat prej 62 fitore, shtatë humbje dhe dy barazime.
Ai fitoi titullin e tij të fundit botëror në vitin 2019 në kategorinë e peshave të mesme në moshën 40 vjeç.
Ndersa në luftën e fundit të karrierës së tij në gusht, ai u mund nga Jordanis Ugas me një vendim unanim të gjyqtarëve (115: 113, 116: 112, 116: 112).
Ai mbante flamurin e Filipineve në hapjen e Lojërave Olimpike në Pekin në 2008, megjithëse as nuk performoi në to.
Kjo ishte ideja e presidentes së atëhershme të Filipineve, Gloria Macapagal-Aroho.
Në maj 2010, Pacquiao u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve të Filipineve.